Lajme

Sveçla nga veriu: Për Serbinë dhe Rusinë nuk ka vend në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 01 February 2024

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi sot kanë vizituar veriun e vendit. Derisa ka komentuar mbishkrimet ekstremiste të vendosura mbrëmë në shtëpitë e shqiptarëve, të cilat po rindertohen, ka thënë se për Serbinë dhe Rusinë nuk ka vend në Kosovë. Sipas tij çfarëdo gjuhe e urrejtjes nderetnike që ndjell dhunë është e denueshme dhe se akterët do të zbulohen dhe do të vihen para drejtësisë.

“Ndodhemi në mitrovicën e veriut. Sic dhe po shifni mbrëmë shtëpitë që po rindertohen me pronarë shqiptar janë mbuluar me parulla ekstremiste të cilat nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Çfarëdo gjuhe e urrejtjes nderetnike cfarëdo gjuhe që ndjell dhunë është e denueshme, akteret do të zbulohen dhe do të vihen para drejtësisë. Sic dhe kemi thënë me heret për serbinë dhe rusinë nuk ka vend në Kosovë“, ka thënë Sveçla.

sveck

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera