Lajme

Sveçla në Jarinje dhe Koshtovë: Vendosmëria e zyrtarëve për sundim të ligjit në çdo cep të Republikës, garanti për paqe dhe siguri

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 12 November 2022

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla ka vizituar sot pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se atje ka takuar zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.

Xveçla ka deklaruar se garanci për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë janë vendosmëria e zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.

Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera