Lajme

Sveçla në ditën e Pavarësisë së ShBA-së: Bashkë me ta do ta fitojmë secilën betejë të demokracisë

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 04 July 2023

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla i ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 247 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ai ka thënë se ShBA-të janë partnerë e aleatë të pazëvendësueshëm.

“Dëshiroj të uroj për festën e tyre kombëtare Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të gjitha institucioneve në varësi të Ministrisë sonë”.

-Advertisement-

“Kontributi i SHBA për forcimin e organeve të rendit publik të Kosovës si dhe të administratës, ka qenë dhe mbetet i rëndësisë së veçantë. Ata janë partnerë e aleatë të pazëvendësueshëm, krah për krah në betejat kundër korrupsionit, paligjshmërisë, kriminalitetit e mbi të gjitha në kultivimin e sistemit të vlerave bazuar në liri, barazi e drejtësi”, tha Sveçla.

Ai tha se bashkë me SHBA-të do të fitojmë secilën betejë të demokracisë.

“Bashkë me ta do ta fitojmë secilën betejë të demokracisë. Urime të veçanta për 4 korrikun Ambasadorit J. Hovenier, stafit të Ambasadës, si dhe gjithë qytetarëve amerikanë që aktualisht punojnë apo kanë punuar në Kosovë. Mirënjohje e miqësi e përjetshme”, ka thënë Sveçla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera