Lajme

Sveçla në Brdo të Sllovenisë, kërkon operacionalizimin e marrëveshjeve me Europolin

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 03 December 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mori pjesë në forumin ministerial mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, të organizuar nga Presidenca e Sllovene e Këshillit të BE-së, në Brdo të Sllovenisë.

]Në këtë konferencë, siç njofton MPB-ja, u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migrimit të paligjshëm, si dhe terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Ministri Sveçla theksoi se fokusi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është dhe do të vazhdojë të jetë në luftimin e krimeve të ndryshme si trafikimi i qenieve njerëzore, narkotikëve, kontrabandimi i migrantëve si dhe trafikimi i armëve të vogla dhe të lehta”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Ai gjithashtu i paraqiti rezultatet e arritura deri më tani, si dhe nevojën për mbështetje në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike në luftën kundër krimit të organizuar.

Në margjinat e kësaj konference, Ministri Sveçla u takua edhe me Drejtoreshën Ekzekutive të Europolit, Catherine De Bolle.

“Në takim me znj. De Bolle, Ministri Sveçla ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar transnacional, si dhe u dakordua me znj. De Bolle që të operacionalizohen dy marrëveshjet tashmë të nënshkruara me Europolin dhe të intensifikohen punët për nënshkrimin e marrëveshjes së radhës”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera