Lajme

Sveçla, Nagavci dhe Gexha nisen drejt Spitalit të Pejës

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 26 November 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe me zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, janë nisur për në Spital të Pejës ku po trajtohet i plagosuri nga sulmi ndaj autobusit në Deçan.

Nagavci dhe Gexha u nisën më herët derisa Sveçla ka ndërprerë vizitën e tij në Shqipëri për t’u nisur drejt Deçanit.

“Organet e rendit janë mobilizuar për të hetuar këtë krim të rëndë që ka tronditur qytetarët e vendit”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera