Lajme

Sveçla jep detaje për ngjarjen që ndodhi në veri

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 01 August 2022

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se barrikadat qe ishin vendosur nga shteti serb tashmë janë larguar, shkruan Gazeta inFokus.

Sveçla përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shtuar se ato grupe kanë qenë të dirigjuara nga Beogradi.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Barrikadat e vendosura nga strukturat ilegale serbe mbrëmë, 15 minuta pas lëshimit të sistemit të alarmit dhe të shpërndara në 9 lokacione të ndryshme në veriun e vendit, tashmë janë larguar plotësisht nga vetë ata.  Liria e lëvizjes është e plotë dhe pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë të hapura për qytetarët. Grupe të maskuara e me armë të gjata të cilët udhëhiqen nga Beogradi dhe të ardhur nga Serbia, kanë filluar sulmet ndaj qytetarëve të vendit duke i rrahur brutalisht dhe të njëjtit kanë gjuajtur sot edhe ndaj zyrtarëve policorë me qëllim të vrasjes së tyre.”, ka shkruar ai/Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera