Sveçla: Jemi në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë
Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 03 August 2022
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se autoritetet e Kosovës janë në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë për çdo hap që marrin.
Sveçla gjatë një intervistë për “Lajmet e Fundit” në RTK të martën mbrëma, ka thënë se s’beson që Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq kanë kapacitete ta sulmojnë Kosovën. Por, shtoi se me një president me mendje të sëmurë, siç e quajti Vuçiqin, gjithçka mund të ndodhë.
Sveçla ka thënë se Serbia ka shkaktuar katër luftëra dhe Vuçiq në atë kohë ishte ministër i Propagandës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Sveçla ka shtuar se aleatët ndërkombëtarët kanë qenë të njoftuar për çdo gjë.
“Ne kemi legjitimitet të plotë, duke qenë se janë rrjedhojë e marrëveshjeve të mëhershme. Është qasje normale pasi ka 11 vjet që Serbia i lëshon dokumente hyrje-dalje shtetasve të Kosovës e këtë e bën edhe duke i maltretuar qytetarët”, tha Sveçla.
Ai tha se Kosova bën vlerësimet e duhura dhe ka pranuar kërkesën e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, për ta shtyrë zbatimin edhe një muaj të zbatimit të reciprocitetit.
“Kjo për shkak se ka një luftë të madhe propagandistike që ka shkaktuar huti tek qytetarët serbë të Kosovës. Atëherë ne do të vazhdojmë fushatën informuese dhe këto dezinformata të Serbisë t’i neutralizojmë dhe të vazhdojmë me zbatimin e vendimit më 1 shtator. Ambasadori e ka thënë qartazi këtë”, tha ministri Sveçla.
Sipas Sveçlës, nuk ka pasur vullnet politik nga drejtuesit e mëparshëm të Kosovës që reciprociteti të zbatohet, e që pozicioni i Kosovës të ngrihet në nivel të barabartë.
“Për mua dhe Qeverinë e Kosovës është shumë më mirë të mos kemi fare kësi letrash, të njihen dokumentet e vendeve respektive”, tha ai.
Sveçla beson se për vetë faktin se ka mbështetje edhe nga vendet e Quintit dhe BE-ja, pa rezervë, dëshmon se për nga dokumentacioni nuk ka asgjë të diskutueshme në marrjen e këtyre hapave.
“Ne kemi tentuar në vazhdimësi që në këto takime t’i adresojmë këto gjëra, për zgjidhje të përhershme”.
Sa i përket takimit të radhës në Bruksel, ministri Sveçla tha se kryeministri Kurti e ka bërë publike që do të jetë pjesë e tij.
“Kjo nuk do të thotë se do të diskutohet mbi të drejtën tonë për zbatim të marrëveshjeve. Unë besoj se pala tjetër të kuptojë nevojën për t’i larguar këto pengesa me njohje të dokumenteve”.
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...