Lajme

Sveçla flet për aksionin e ri policor: Nëse dikush mendon se do ta lëmë me kaq, e ka gabim

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 01 December 2024

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është deklaruar sot serish në lidhje me sulmin terrorist në kanalin e ujit “Ibër-Lepenci” dhe aksionin e ri policor në veri.

Ai gjatë ditës së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë qëndruar në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku janë informuar për së afërmi nga ekspertët e fushës në lidhje me gjendjen aktuale në kanalin e Ibër-Lepencit.

Sveçla ka folur mbi aksionin policor në lokacione të ndryshme drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, në lidhje me sulmet e fundit në veri, përfshirë edhe sulmin në kanalin e ujit.

-Advertisement-

“Nëse dikush mendon se do ta lëmë me kaq, e ka gabim..”, ka thënë ndër të tjera Sveçla, transmeton Gazeta Infokus.

Ndiqni deklaratën e tij:

Njësitë e Policisë së Kosovës po vazhdojnë me bastisje nëpër lokacione të ndryshme. Mësohet se aktualisht ata janë duke zhvilluar bastisje në Varagë të Zubin Potokut, përkatësisht në disa lokacione përreth vendit të incidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera