Lajme

Sveçla flet nga Kroacia jep detaje për pasagjerët e autobusit pas aksidentit tragjik

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 26 July 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla po qëndron në Kroaci pas aksidentit tragjik të një autobusi nga Kosova që po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, ku humbën jetën 10 persona dhe 40 të tjerë mbetën të lënduar.

Ai në një konferencë për media nga ky shtet ka thënë se e gjithë ndihma e nevojshme ishte dhënë për të përfshirët në aksidentin fatal të së dielës.

Gjithashtu i pari i ministrisë ka thënë se disa prej udhëtarëve tashmë do të nisen për në destiancionin që kishin, vendlindjen e tyre, ndërsa disa të tjerë do të kthehen përsëri në Gjermani.

-Advertisement-

Se kur do të kthehen trupat e viktimave nga aksidenti, Sveçla kujtoi se kjo varet nga procedurat zyrtare që duhet të kryhen në Kroaci.

“Tani po koordinojmë që të gjithë njerëzit të kthehen në Kosovë apo në Gjermani ata që duan. Po e koordinojmë krejt situatën që t`i dërgojmë edhe trupat e viktimave në Kosovë”, tha ai.

Kujtojmë se aksidenti tragjik i së dielës ku mbetën të vdekur 10 persona po dyshohet se ndodhi për shkak të lodhjes së shoferit dhe i njëjti është dërguar sot para prokurorisë në Kroaci, ne vendin ku ndodhi aksidenti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera