Lajme

Sveçla e vlerëson përkrahjen e Italisë në luftimin e krimit dhe korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 11 October 2021

Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, të cilit i uroi mirëseardhje në vendin tonë, duke vënë në pah raportet e shkëlqyeshme që kanë të dy vendet dhekërkoi që këto raporte të thellohen më tutje.

Me këtë rast, siç njofton MPB-ja, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin italian lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë.

Ai gjithashtu theksoi se vlerëson lartë përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar Italia për institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për MPB-në dhe Policinë e Kosovës, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ofrimin e trajnimit dhe ekspertizës nga pala italiane në këto fusha.

-Advertisement-

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit të mirë edhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera