Lajme

Sveçla e Mehaj në Jarinjë e Bërnjak: Jemi të përkushtuar për sundim të ligjit në çdo cep të vendit

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 04 June 2022

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë vizituar pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Sveçla përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shkruar se luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar nga policia e Kosovës po prodhojnë rezultate të dukshme.

-Advertisement-

“Bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj sot ishim në Jarinje e Bërnjak. Angazhimi i shtuar dhe i pandalshëm i Njësiteve të Policisë së Kosovës, luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme. Vizitova dy pikat kufitare në të cilat po vijon poashtu zbatimi i marrëveshjeve. Mbesim të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit tonë për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera