Lajme

Sveçla dhe zyrtari i NATO-s diskutojnë për situatën e sigurisë në vend

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 05 April 2022

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla priti në takim Drejtorin e NATO Advisory and Liaison Team (NALT) Gjeneralin Jörg Rüter në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë si dhe pasardhësin e tij, Gjeneralin Joachim Hoppe.

Sveçla falënderoi Gjeneralin Rüter për bashkëpunimin në avancimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, si dhe i uroi suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme duke e siguruar se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe më tutje me Gjeneralin Hoppe.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë si dhe rolin e NALT-it  në mbështetje të institucioneve, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë.

-Advertisement-

“Në fund të takimit ministri Sveçla shprehu përkushtimin e tij maksimal që në koordinim dhe bashkëveprim me aleatët tanë, të ofrojë siguri për të gjithë vendin, qytetarët tanë dhe të shtyjnë përpara aspiratat e shtetit tonë në integrimin euro atlantik”, thuhet në komunikatë.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera