Sveçla dhe Mehmeti në Merdare, shikojnë nga afër zbatimin e marrëveshjes për targa të përkohshme
Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 22 September 2021
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, vizituan pikë kalimin kufitar Merdare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Kjo vizitë ishte e një rëndësie të veçantë, ku ministri Sveçla dhe drejtori Mehmeti takuan zyrtarët policorë të cilët ishin në detyrë dhe panë nga afër zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve, vendim ky që obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Përveç tjerash kjo vizitë kishte të bëje edhe me njoftimin nga afër për gjendjen në pikë kalimin kufitar Merdare, përfshirë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.
Me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, në këtë pikë kalim kufitar, janë ndërmarrë masat e nevojshme për të reduktuar në maksimum pritjet, duke shtuar kapacitetet e burimeve njerëzore dhe duke vënë në funksion (6) korsi për qarkullim, prej tyre 4 korsi për automjete dhe 2 korsi për mjetet transportuese, përfshirë atë të transportit të udhëtarëve.
Vlen të potencohet se në nga ana kosovare nuk ka pritje, përveç realizimit të procedurave të kontrollit kufitar të cilat zgjasin afërsisht nga 3 – 5 minuta.
Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mundësimin e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.
Të tjera
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...