Lajme

Sveçla dhe drejtori i policisë e lëshojnë mbledhjen e Komisionit

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 12 October 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti kanë lëshuar sallën e mbledhjes ku i porit që të raportojnë para Komisionit Parlamentar për siguri dhe çështje te mbrojtjes.

Kjo pasi në Komision ata janë ftuar që të raportojnë ndaras dhe jo bashkë.

Kështu tha kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, i cili pohoi se i ka ftuar ndaras në raportim dhe jo bashkë.

-Advertisement-

Kjo është kundërshtuar nga ministri dhe drejtori i Policisë.

Mbledhjen e kanë lëshuar edhe një pjesë e deputetëve të VV-së, që janë anëtarë të këtij Komisioni.

“Ftesën që e kemi marrë ne, ka qenë vetëm ti në ora 10:00”, i ka thënë deputeti i PDK-së Elmi Reçica ministrit Sveçla, derisa ky i është përgjigjur se e ka marrë ekipin pasi që punon me ta.

“Ti ke bërë gabime të mëdha, nuk je i zoti të përgjigjesh pa e pasur atë aty”, i ka thënë kryetari i Komisionit, Bekë Berisha.

Berisha ka thënë se ka pasur pyetje për ministrin, e që sipas tij, ai nuk do të guxonte të përgjigjej.

“Kjo mbledhje është thirrë për situatën në veri. Unë kam pyetje për ministrin qe nuk guxon me u përgjigj. Fatmir po i lexoj pyetjet, pse me barazu njësinë speciale me strukturat e Serbisë? A e din që zëvendësimi i policisë me KFOR-it është kthim i rezolutës 1244. Pranimi i targave KM është hapi i parë drejt Zajednicës. Kom pas plot pyetje edhe për drejtorin e policisë”, ka thënë ai./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera