Lajme

Sveçla deklarohet pas vërshimeve, ka një thirrje për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 20 November 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar pas situatës së krijuar pas reshjeve të shiut, ku në disa komuna pati vërshime.

“Sapo kam pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç’rast konfirmohet se në zonën e Dukagjinit kemi dëme të ndryshme nga vërshimet. Momentalisht, situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat”, thotë ai.

Sveçla thotë se Qendrat Operative Emergjente janë në detyrë dhe në gjendje gatishmërie andaj apelon te qytetarët të kontaktojnë përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësie me të cilën mund të përballeni.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut, sot jemi përballur me vërshime në disa komuna të ndryshme të Kosovës.

Ekipet e menaxhimit të emergjencave që nga orët e hershme të mëngjesit janë në teren dhe kanë reaguar në të gjitha rastet e evidentuara.

Sapo kam pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç’rast konfirmohet se në zonën e Dukagjinit kemi dëme të ndryshme nga vërshimet. Momentalisht, situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat.

Të dashur qytetarë,

Përballë kësaj situate të krijuar, ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar. Qendrat Operative Emergjente janë në detyrë dhe në gjendje gatishmërie andaj ju lus të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësie me të cilën mund të përballeni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera