Lajme

Sveçla: Çdo kërcënim të Serbisë do ta përballojmë me aleatët tanë

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 02 August 2022

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, konfirmoi se nuk ka më barrikada në veri të Kosovës, derisa tha se për situatën e krijuar përgjegjësia rëndon mbi Serbinë.

Ai, në një intervistë për RTSH-24, tha se Rusia po përpiqet ta shfrytëzojë këtë situatë me ndikimin e madh që e ka ndaj Serbisë.

“Ushqejnë lidhjet me Rusinë. Kuptohet dhe Serbia dhe politika e saj në rajon varet nga Rusia. Serbia vijon të ketë raporte ekonimike, politike dhe ushtarake me Rusinë dhe Bjellrusinë. Rusia po përpiqet ta shfrytëzojë në maksimum situatën e krijuar. Influenca në Serbi e Rusisë është shumë e madhe”.

Ministri i Brendshëm tha po ashtu se Kosova do t’i bëjë ballë çfarëdo kërcënimi që i vjen bashkë me aleatët e saj ndërkombëtarë.

“Pozicioni i Kosovës është i qartë. Jemi shtet i pavarur dhe sovran. Njihemi nga shumica e shteteve demokratike. Kemi një zhvillim të kënaqshëm, përkundër zhvillimeve ndërkombëtare. Cfarëdo lloj kërcënimi që të na vijë, ne do ta përballojmë me aleatët tanë. Kemi bashkëpunim me NATO-n. Kemi trupat e KFOR-it. Kosova është e sigurtë ndaj çdo inkursioni serb. Jemi të kujdeshëm, por jo të frikësuar. Po punojmë në planin politik të afirmojmë Kosovën dhe të forcojmë lidhjet me miqtë tanë”.

Sveçla u shpreh se “Serbia nuk ka guxim dhe kapacitete për të sulmuar Kosovën”.

“Ka pozicionim legal të NATO-s dhe KFOR-it për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Ka vetëm rikonfimim të NATO-s që Serbia nuk tolerohet”.

Të tjera