Lajme

Sveçla: AKP-ja është pronare e kompleksit në Banjskë

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 20 December 2023

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të martën se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është pronare e kompleksit Rajska Banja në Banjskë të Zveçanit.

“Për këtë [pronësinë] nuk ka asnjë dyshim. Pse dikush ka investuar jashtëligshëm, mendoj qe është mësim për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm, se nuk mund ta bëjnë. Sa i përket menaxhimit të atij kompleksi, Ministria e Punëve të Brendshme është rezultat i bashkimit të dy ministrive, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administratës Publike, e ish-Ministria e Administratës Publike e ka departamentin e menaxhimit të objekteve të këtilla, në pronësi të shtetit. Kjo është arsyeja pse e kemi marrë në menaxhim dhe destinacionin final të këtij objekti do t’ia paracaktojmë ndërkohë.

/REL

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera