Lajme

Sveçla: 26 korriku të shpallet datë përkujtimore për policët e rënë në detyrë

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 27 July 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se duke nderuar policët e rënë në detyrë, nderojnë vetëveten.

Ai shkroi në Facebook se 21 policët kanë rënë për të mbrojtur shtetin, dinjitetin dhe vlerat demokratike të shoqërisë.

“Pllaka që u zbulua nga Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Drejtori i Policisë me 21 emrat e heronjve tanë të gdhendur në të, do të qëndrojë përgjithmonë aty, në oborrin e institucioneve tona”, shkroi ai pas përurimit të pllakës përkujtimore.

-Advertisement-

Sveçla tregoi se ka bërë kërkesë tek kryeministri Kurti që data 26 korrik të shpallet edhe me ligj të Republikës së Kosovës si datë përkujtimore për policët e rënë në kryerjen e detyrës.

“Ne e kemi obligim institucional e moral, shoqëror e shtetëror, individual e kolektiv, që t’i nderojmë policët e rënë me konsideratat më të larta shtetërore. Vetëm duke i nderuar ata, ne nderojmë vetveten”.

“Unë, si Ministër do të angazhohem më të gjitha kapacitete e mia, që Policia e Kosovës të jetë edhe më profesionale, me integritet të lartë dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve, e krahasuar me vendet e botës demokratike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera