Lajme

Suspendohet polici që abuzoi seksualisht me 15 vjeçaren në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 21 April 2021

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar policin Remzi Shillova i cili dyshohet se ka keqpërdoru seksualisht një të mitur të moshës 15 vjeçare në Kamenicë e cila dyshohet se ka probleme mentale.

“Përveç arrestimit, si pjesë e procedurës administrative i dyshuari (zyrtari policor) është suspenduar deri në përfundim të hetimit. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës të prokurorisë Themelore në Gjilan”, ka njoftuar IPK.

Albin Kurti mbyll mbledhjen e qeverisë me urimin për Xhelal Sveçlën

-Advertisement-

Ky është njoftimi i plotë i IPK-së:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ditë më herët kishte pranuar një informacion sipas të cilit dyshohej se një zyrtar policor (i Njësisë Rajonale të komunikacionit rrugor në Gjilan) kishte kryer veprën penale “sulm seksual”.

Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan hetuesit e IPK-së kanë filluar procedurën hetimore që ka përfshirë edhe autorizimin e përdorimit të masave të fshehta të hetimit.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi në bazë të të cilave dyshohet se zyrtari policor ka kryer veprën penale të “sulmit seksual” dhe i njëjti dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën e këtij rasti (një e mitur).

Bazuar në këto dyshime, sot në orët e pasdites është arrestuar zyrtari policor (i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Përveç arrestimit, si pjesë e procedurës administrative i dyshuari (zyrtari policor) është suspenduar deri në përfundim të hetimit.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës të prokurorisë Themelore në Gjilan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera