Lajme

Suspendohen policët sepse nuk reaguan gjatë fshirjes së muralit nacionalist në Mitrovicën e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 29 November 2024

Gjashtë policë janë suspenduar për 72 orë pasi është konstatuar se kanë qenë të stacionuar në afërsi të lokacionit ku persona të panjohur e kanë fshirë një mural në qendër të Mitrovicës Veriore, por nuk kanë reaguar.

Bëhet fjalë për një grafit kushtuar ushtarëve serbë nga beteja e Koshares, të cilët portale serbe i quajnë “heronj të Koshares”  ka konfirmuar policia për portalin “KoSSev”.

Murali ishin fshirë pas mesnatës. Figurat vizatuara të ushtarëve janë mbuluan me ngjyrë të zezë dhe vetëm mesazhi “Për këtë vend ia vlen të vdesësh”, nuk është fshirë ku është shtuar mbishkrimi “paqe”.

-Advertisement-

Lideri i “Demokracisë Serbe”, nacionalisti Alleksandar Arsenijeviq, i cili ishte i pari që raportoi për fshirjen e muralit, pretendon se kjo është bërë nga persona që mbanin kapela, njëri prej të cilëve dyshohet se në duksin e tij mbante simbolin e Torcidës – grup tifozësh në Mitrovicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera