Lajme

Suspendohen pesë zyrtarë policorë

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 17 November 2018

​Policia e Kosovës me rekomandimin e Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar pesë zyrtarët policorë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’ dhe ‘fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara.

Sipas Inspektoratit Policor, hetimet kanë filluar hetimin paraprak pas publikimit të një videoje nëpër media me titullin “Policia e Kosovës abuzon me personin që e akuzon se është pjesëtar i LGBTI”.

“Hetuesit e IPK-së gjatë hetimit preliminar kanë grumbulluar disa dëshmi si dhe kanë identifikuar pesë zyrtarë policorë që dyshohen për këtë rast. Hetuesit e IPK-së po ashtu kanë kuptuar se këta zyrtarë policorë nuk kishin hapur rast lidhur me deklarimin e ankuesit për kanosje. Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar dje Policisë së Kosovës suspendimin këtyre pesë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu (Drejtoria Rajonale e Prishtinës) deri në përfundim të këtij hetimi. Sipas rekomandimit të IPK-së që të pesë zyrtarët policorë të dyshuar në këtë rast janë suspenduar nga Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatën e inspektoriatit.

-Advertisement-

Lidhur me këtë rast është kontaktuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe me rekomandimin e të njëjtit ky rast do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera