Lajme

Suspendohen dy zyrtarë policorë në veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 18 May 2018

Dy zyrtarë policë të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Veriut janë suspenduar nga detyra pasi dyshohen për keqpërdorim të pozitës.

Të dyshuarit, njëri zyrtar policor e tjetri me gradën e kapitenit dyshohen gjithashtu për zbulim të fshehtësisë zyrtare të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, shkruan Infokusi.com.

Gjatë realizimit të urdhëresës Inspektorati Policor i Kosovës ka sekuestruar disa pajisje kompjuterike dhe disa telefonave celularë si provë materiale të cilat do të shërbejnë për ndriçimin e veprave të të dyshuarve.

-Advertisement-

Urdhëresën për sekuestrim në Mitrovicën e veriut e ka lëshuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera