Lajme

Suspendohen dy zyrtarë policorë në Pejë, tentuan ta lirojnë një të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 28 July 2024

Dy zyrtarë policorë në Pejë janë suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

IPK përmes një komunikate për media ka dhënë detaje mbi arsyet e suspendimit.

“Mbrëmë hetuesit e Inspektoratit Policor i Kosovës kanë pranuar informacione nga Policia e Kosovës për një rast ku dyshohet se dy zyrtarë policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre.

-Advertisement-

Sipas informacioneve fillestare që kanë pranuar hetuesit e IPK-së dyshohet se zyrtarët policorë kanë tentuar të lirojnë përkohësisht një të dyshuar për armëmbajtje pa leje i cili ishte arrestuar nga policia në Pejë dhe ishte në qendrën e ndalimit në stacionin policor të Pejës.

Hetuesit e IPK menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarre veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë e Shtetit. Në kuadër të hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për dy zyrtarët policorë të dyshuar në këtë rast”, thotë IPK.

Tutje, IPK thekson se “në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera