Lajme

Suspendohen dy zyrtarë policorë kufitar, dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe marrje ryshfeti

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 07 July 2022

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Lindje  respektivisht Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë  Morinë.

Siç njofton IPK, transmeton Express, veprimet hetimore në këtë rast janë vazhdimësi e operacionit të IPK-së të koduar me emrin “Pika” kurse zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit”.

“Me rekomandim të IPK-së dy zyrtarët policorë janë suspenduar përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera