Lajme

Suspendohen dy policë, dyshohet se bënë fushatë zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 14 November 2021

Dy zyrtarë policor janë suspenduar përkohësisht pasi që janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore-balotazhi 2021, që paraqet shkelje të rëndë disiplinore, shkruan Gazeta Infokus.

Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se suspendimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

“Policia e Kosovës ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë, njëri me detyrë në kuadër të departamentit të hetimeve dhe tjetri me detyrë në kuadër të departamentit të kufirit, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore-balotazhi 2021, që paraqet shkelje të rëndë disiplinore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera