Sport

Suso: Italia është duke planifikuar një befasi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 30 August 2017

Futbollisti i Milanit spanjolli, Suso e quan mjaft të rëndësishëm takimin ndaj Italisë e vlefshme kjo për kualifikimet e Kupës së Botës.

Azzurrët do të takohen me Spanjën  këtë fundjavë dhe kjo ndeshje që po llogaritet si vendimtare për kualifikimin e Kupës së Botës.

“Kam biseduar me Bonucci dhe ai më tha se do të ketë disa surpriza. Nuk e di se çfarë, apo çfarë do të bëjnë, por çfarëdo që të ndodhë, do të jetë një lojë e vështirë.

-Advertisement-

Ekipi kombëtar italian është shumë i mirëorganizuar, shumë mirë i përgatitur taktikisht. Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe kanë lojtarë të mirë në çdo pozitë.

Ata janë një ekip që do të luftojë deri në minutën e fundit, kjo është Italia. Lojtari i tyre më i rrezikshëm? Natyrisht Lorenzo Insigne “, ka thënë Suso./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera