Lajme

Surroi krahason Thaçin me kumarxhiun humbës

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 03 July 2017

Shkrimtari e publicisti Veton, në një postim të vetin në Facebook, kërkesën e Hashim Thaçit për t’u takuar me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka krahasuar me kumarxhiun që humb lojërat e që kërkon para hua për të luajtur sërish me shpresën se do t’i kthejë paratë e humbura.

Ky është postimi i i Veton Surroit në Facebook:

“Kërkesa e Hashim Thaçit që të takohet në Bruksel me Aleksandër Vuçiqin i përngjanë kumarxhiut që pasi të ketë humbur radhazi (deri te sulmi ndaj Kushtetutës) merr hua për ta lozur lojën që shpreson se do t’ia kthej prapa të gjitha ato të humbura. Deri më tani ka qenë konsekuent se mund t’i bëjë rrush e kum’lla dhe nuk ka arsye për të dyshuar në konsekuencën e tij për mbrapshti”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera