Lajme

Surinami ka tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës?

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 31 October 2017

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm serb Ivica Dacic ka thënë se shteti i Surinamit që e ka njohur Kosovën në korrik të vitit 2016, e ka tërhequr njohjen.

Nuk dihet ende nëse vërtetë ka një vendim të tillë nga ky shtet, apo bëhet fjalë vetëm për propagandë nga ana e Serbisë.Dacic ka thënë se ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme e Surinamit rreth këtij vendimi pas bisedimeve të gjata me këtë shtet.

“Nota për tërheqjen e vendimit ka ardhur me 30 dhjetor. Ky vendim tregon se duhet këmbëngulje, biseda me të gjithë nëse mendojmë se Kosova është interes nacional i yni” ka thënë Daçiq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera