Lajme

Supsendohen tre mjekë nga QKUK’ja, ministri e tregon arsyen në ‘facebook’

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 07 August 2018

Ministri i Shëndetësisë përmes një postimi në ‘facebook’ ka njoftuar se ka në QKUK tre mjekë janë suspenduar nga puna, për shkak se përgjatë inspektimin nëpër klinika, ata nuk kanë qenë në vendin e punës.

Ismajli ka shkruar se me këto raste nuk do të ketë kompromis dhe nuk do të falet askush.

Përveç këtyre tre mjekëve që morrën suspendimin, në komision disiplinor janë dërguar edhe tre mjekë të tjera dhe dy infermierë. /Gazeta inFokus

-Advertisement-

Lexoni postimin e plotë të ministri Uran Ismaili:

Porsa u njoftova nga Bordi i SHSKUK-së, se gjatë një inspektimi, të cilin e ka bërë drejtori i këtij institucioni Basri Sejdiu, gjatë natës së djeshme, në disa klinika nuk i ka gjetur fare në vendin e punës disa mjekë dhe infermierë.

Si rrjedhojë, 3 mjekë janë suspenduar nga puna, 3 të tjerë janë dërguar në komision disiplinor përfshirë edhe 2 infermierë. Duke e mirëkuptuar punën e vështirë dhe lodhjen e madhe që mund ta kenë gjatë ushtrimit të profesionit, mungesa në vendin e punës nuk e arsyeton askënd. Mungesa e tyre në vendin e punës mund të jetë humbje e madhe për dikë.

Ne po punojmë çdo ditë që të përmirësojmë kushtet për personelin mjekësor në vend, siç bëmë ditë më parë duke rritur pagat e kujdestarive për ta, por çdokush që sillet në mënyrë të papërgjegjshme karshi punës dhe qytetarëve tanë, nuk e meriton të jetë aty.

Këtë sjellje nuk e meritojnë mijëra profesionistë shëndetësorë, të cilët e bëjnë punën e tyre me nder dhe përgjegjësi, që të njollosen nga raste të tilla. Prandaj, në këto situata, nuk do të ketë kompromis dhe askush nuk do të falet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera