Supremja vendosi të mos ketë rigjykim për Grupin e Kumanovës, mbrojtja paralajmëron proces në Strasburg
Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 04 January 2022
Vendimin e Gjykatës Supreme që mos të ketë rigjykim për rastrin e Kumanovës, pala mbrojtëse e vlerëson si shkelje flagrante e ligjit, pasi nuk është marrë parasysh asnjë provë e palës mbrojtëse. Naser Raufi vlerëson se me këtë vendim është hapur mundësia që lëndët të dërgohen në gjykatën e Strasburgut.
“Tash e kemi tajmingun edhe intervalin kohor prej tre muaj që të aplikojmë te Gjykata e Strazburgut për të drejtat e njeriut edhe këtë punë do ta rregullojmë. Ne si palë mbrojtëse, mendoj si një ekip do të shkojmë me një aplikim për të gjithë të dënuarit”, tha avokati Naser Raufi.
Ndaj këtij vendimi reagoi edhe Aleanca për shqiptarët të cilët thonë se ky proces përfundoi pa dëshmuar Ali Ahmeti dhe Artan Grubi ndërsa akuzojnë Zaevin për mos publikimin e dëshmive për këtë rast.
Ndërkohë avokati Raufi thotë se me këtë vendim është plotësuar edhe kushti për transferimin e atyre të cilët nuk janë të dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa mund të formohet ekip për ndihmë juridike nga ndërkombëtarët.
“Unë mendoj sipas ligjit për procedurën penale, posaçërisht për ndihmën juridike, mendoj që mund të realizohet edhe që të formohen ekipe prej prokurorisë të Maqedonisë së Veriut dhe shteteve që janë involvuar në këtë rast, Republika e Kosovës, e Shqipërisë edhe Gjermanisë ku ka nënshtetas prej këtyre shteteve”, është shprehur Naser Raufi, Avokat – Rasti i Kumanovës.
E për një hetim të mundshëm ndërkombëtar për këtë rast, në fund të vitit që lamë pas foli edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas takimit me homologun e saj Stevo Pendarovski në Prishtinë.
“Ne e kemi parë që edhe vet kryeministri Zoran Zaev ka shprehur gatishmërinë që mund të ketë hetim ndërkombëtar ose përfshirje të ekspertëve nga jashtë të cilët do të ballafaqojnë provat lidhur me këtë rast dhe do të ndihmojnë që të zbardhet rasti deri në fund. Në këtë drejtim Republika e Kosovës do të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme”, kishte thënë Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës.
Më 2 nëntor të vitit 2017 Gjykata Themelore e Shkupit kishte dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë. Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. /Alsat.mk
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së KS: Serbia humb çdo betejë
Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Agjenda të ngjeshura, sot mblidhen shtatë komisione parlamentare
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Aksident në Lipjan, humb jeten një person
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti. Zëdhënësi i ...
-
Prokuroria Speciale sot pranon donacionin nga Ambasada e Britanisë së Madhe
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të jetë sot nikoqir i...
-
Pamje terrorizuese – Pas goditjes 6.3 ballëshe, dhjetëra tërmete në pak orë në Tajvan/Pamje
Më shumë se 80 tërmete, më i madhi prej të cilëve kishte një magnitudë 6.3 ba...
-
BE-ja reagon për rezultatet e votimit në veri, s’tregon kur do t’i heqë masat
Rezultatet e votimit në veri nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve, kanë t...
-
Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet me pagesat! Avokatët: Padia gjyqësore e pabazë
Donald Trump u përpoq të ndikonte në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presid...
-
Qeriqi vazhdon dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Haliti për Bedri Hamzën: Është më i mirë se Albin Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se kandidati i ...
-
Moti sot kryesisht me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të jetë mot ...
-
Dështimi i votimit në veri, Haliti fajëson edhe Albin Kurtin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se dështimi i r...
-
Atiq: Qytetarët serbë ndihen më të sigurtë se në të kaluarën
Kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, ka folur rreth procesit të votimi...