Supremja konstaton shkeljet në aktgjykimet ndaj ish-kryetarit të Kuvendit Komunal në Prizren, Kujtim Gashi
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 10 December 2021
Gjykata Supreme ka konstatuar shkelje në aktgjykimet e marra në rastin për korrupsion ndaj ish-kryetarit të Kuvendit Komunal në Prizren, Kujtim Gashi, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se Supremja e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.
Komunikata e plotë e Gjykatës Supreme:
Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të pandehurit K.G. nga komuna e P., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, dhe ka konstatuar se këto aktgjykime janë marrë me shkelje të ligjit penal, nga neni 385 pika 4 të KPPK-së.
I akuzuari në kohën kritike, në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë Komunale në Prizren ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke e keqpërdorur pasurinë publike, me qëllim të përfitimit të dobisë për personat juridik “TV Besa” dhe “TV Opinion”, në atë mënyrë që pa procedurat e tenderimit me të dy personat juridik, më datën 08.01.2015 ka lidhur kontrata për transmetim/ritransmetim të seancave të Asamblesë Komunale dhe pastaj janë autorizuar pagesat, për “TV Besa” në shumë prej 1.750 euro ndërsa për “TV Opinion” në shumë prej 6.700 euro, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik 04/L-42 Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, nr.03/L-048 dhe Rregulloren e Thesarit 01/2013 për Shpenzimet e Parasë Publike.
Kolegji i Gjykatës Supreme, mes tjerash gjen se esenca e veprimit të kundërligjshëm, të të pandehurit, është që nuk ka mundësuar konkurrencë ndaj të gjithë operatorëve, të cilët i plotësojnë kushtet ligjore për të marrë pjesë në tenderim-konkurrencë. Ai ka mundësuar që drejtpërsëdrejti, punën të fitojnë operatorët e caktuar, me një kontratë të drejtpërdrejt në mes tij dhe operatorëve dhe për këtë ka qenë në dijeni të plotë. Andaj, te i pandehuri ka ekzistuar dashja e cila përfshinë dijeninë e tij se po e shfrytëzon pozitën e tij zyrtare, po i tejkalon kompetencat e tij dhe faktin se me këto veprime ai mundëson përfitim të kundërligjshëm për personin tjetër.
Nga këto arsye Gjykata Supreme, ka konstatuar se aktgjykimet e kundërshtuara janë marrë me shkelje të ligjit penal ndaj të pandehurit, shkelje kjo nga neni 385.pika 4.të KPPK sepse me aplikimin e drejtë të ligjit penal, veprimet e tij duhej të konsideroheshin si vepër penale dhe kjo shkelje, në bazë të nenit 438 par.2 të KPPK, vetëm u konstatua, pa ndikuar në vendimin e formës së prerë. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...