Supremja ia refuzon një ankesë Vetëvendosjes për Prizren
Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 03 December 2021
Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me pretendimet për parregullsi në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Prizrenit.
“Ankesa e këtij subjekti është dorëzuar me kohë, në zyrat e postës publike me datë 24.11.2021, ndërsa në Gjykatën Supreme të Kosovës, përmes postës, është pranuar më 02.12.2021, në ora 9.30 minuta. Gjykata Supreme e Kosovës duke iu referuar dispozitës së nenit 127.2 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore, ku parashihet se “Në qoftë se parashtresa është dërguar me anë të postës me letër rekomande apo në rrugë telegrafike, dita e dorëzimit në postë konsiderohet si ditë e dorëzimit në gjykatën të cilës i është drejtuar..” e konsideroi si të afatshme ankesën dhe pasi vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, të përgjigjes në ankesë, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se, është e pabazuar”, thuhet në njoftim.
Në arsyetimin e Supremes thuhet se PZAP-ja, e ka refuzuar si të pabazuar pjesën e apelit që të anulohet rezultati i publikuar në disa vendvotime për shkak të diferencës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimeve në kutitë e votimit.
“Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.1145/2021, të datës 23.11.2021, në pikën I të dispozitivit, refuzohet si e pabazuar pjesa e apelit, Anr.1145/2021 e datës 21.11.2021, i paraqitur nga Subjekti Politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në P., me të cilin ka kërkuar që në Vendvotimet: 2001A/02R, 2002A/05R, 2003A/07R, 2005X/04R, 2005X/06R, 2006A/01R, 2006X/01R, 2020A/01R, 2023A/01R, 2023A/02R, 2030A/02R, 2033A/04R, 2035A/02R, 2042A/02R 2042A/06R, 2042A/09R 2042A/11R, 2026A/01R, 2026A/02R, 2026A/03R, 2042A/03R, 2030A/01R dhe në Qendrën e Votimit të fshatit …, të anulohet rezultati i publikuar dhe të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ta organizoi rivotimin, si shkak i diferencës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimeve në kutitë e votimeve. Në pikën II të dispozitivit hudhet si e pasafatshme, pjesa apelit Anr.1145/2021, e datës 21.11.2021, i paraqitur nga Subjekti Politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në P., kundër vendimit me numër 3166- 2021 i datës 20.11.2021, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për Shpalljen e Rezultateve Përfundimtare për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale 2021, në pjesën që pretendon apeluesi për parregullsitë e paraqitura gjatë ditës së votimit të datës 14.11.2021”, thuhet në vendim.
Prizreni u fitua nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, pasi në balotazh mposhti tashmë kryetarin në largim nga VV-ja, Mytaher Haskukën. Ky i fundit e uroi për detyrën e re Totajn ditën e djeshme.
Të tjera
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...