Supremja ia heq dënimin me burgim të përjetshëm Xhafer Bardhit, i cili u dënua për vrạsjen e një 15 vjeçari dhe babait të tij
Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 07 December 2024
Gjykata e Supreme ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, me të cilin Xhafer Bardhi është̈ dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën se si rezultat i një mosmarrëveshjeje pronësore ka privuar nga jeta 15-vjeçarin A.M., dhe prindin e tij B.M. Kurse, djali i tij Amir Bardhi, është liruar nga akuza.
Fillimisht, Gjykata e shkallës së parë me 9 tetor 2023, e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Bardhin. Këtë vendim e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit. Ndërsa, Gjykata Supreme më 3 dhjetor 2024 e kishte ndryshuar dënimin e shkallës së parë, duke e vërtetuar pjesërisht ankesën e mbrojtësit të dënuarit , avokati Haxhi Millaku.
Në ankesën që kishte parashtruar Millaku, kishte theksuar se aktgjykimi i shpallur kishte shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Ku sipas Millakut, gjykata e shkallës së parë kishte dështuar në arsyetimin e aktgjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Haxhi Milaku, pretendon se aktgjykimet janë të përfshira me shkelje esenciale te dispozitave të procedurës penale, te cilat shkelje konsiston në faktin se dy gjykatat kanë dështuar që në arsyetim të aktgjykimeve të tyre të japin arsye të plota se cilat fakte i kanë marrë si të vërtetuara dhe për çfarë arsye i kanë konsideruar si të vërtetuara. Mbrojtja konsideron se gjykata e shkallës së parë nuk e ka arsyetuar vlerësimin e fakteve në mënyrë të qartë si dhe nuk ka dhëne arsye për refuzimin e propozimeve të mbrojtjes. Edhe gjykata e shkallës së dytë, gjatë shqyrtimit të pretendimeve ankimore lidhur me provat-dëshmitë e administruara, nuk e mori për bazë faktin se nga dëshmitë e dëshmitarëve, CD-ja e vendit te ngjarjes me rastin e rikonstruimit dhe kontradiktat e këtyre dëshmive, e sidomos të dëshmitarëve Valdrin Muja, Driton Muja dhe Valmir Mujes. Kur këto dëshmi analizohen dhe krahasohen me provat materiale, ekspertizat e forenzikes, del se ne verimet e të akuzuarit formohen elementet e veprës penale të vrasjes nga neni 174 të KPRK-se“, thuhet në ankesën e Millakut drejtuar Supremes.
Në ankesë, Millaku tutje shton se të dy gjykatat jo vetëm që kanë bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, por nuk ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plot të gjendjes faktike.
Tutje, sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, nuk bëhet fjalë për rrethana “veçanërisht të rënda“, nën të cilat është kryer vepra penale e vrasjes së rëndë.
Sipas Supremes, pasoja e shkaktuar është vdekja e njeriut, andaj, është pasojë e rëndë. Mirëpo, në vendim huhet se nuk mund të aprovohet konstatimi i gjykatës së shkallës së parë se natyra e veprës penale, nuk ka të bëjë me veprën penale të drejtuar kundër jetës dhe trupit, duke shtuar se e arsyeton dënimin e shqiptuar.
Supremja ka gjetur se se në rastin konkret është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm edhe pse nuk janë plotësuar kushtet nga neni 41 të KPPK-së, dhe në dëm të dënuarit është bërë shkelje e ligjit penal nga neni 385 pika 4 të KPP-së, ashtu që vendosi që me aprovimin e pjesshëm të aktgjykimit të ndryshohet në pikëpamje të vendimit për dënimin.
“Gjykata Supreme vendosi që të dënuarit t’i shqiptohet dënimi me burgim ne kohëzgjatje prej tridhjetepesë (35) vitesh sipas nenit 42 par.2 te KPP-se, për veprën penale vrasja e rende nga neni 173 par.1, nenpar. 1. dhe nenpar.1.11 te KPRK-se“, thuhet ne vendim.
Ndërsa s ai përket shkeljeve esenciale, të pretenduara nga ana e Millakut, Supremja ka vlerësuar se pretendimet nga ankesa, nuk janë të përfshira me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Dispozitivet e aktgjykimeve janë të qarta, konkrete dhe nuk përmbajnë kundërthënie qoftë në vetë vetën , qoftë me arsyetimin e tyre.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 28 shkurt 2022, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të pandehurit Xhafer Bardhi dhe Amir Bardhi, ngarkoheshin se më 5 prill 2021 në vendin e quajtur “Zabel” në pyllin e fshatit Gradicë, për shkak të një mosmarrëveshje pronësore rreth së drejtës së shfrytëzimit të malit, me dashje të pandehurit Bardhi në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta të miturin- tani të ndjerin A.M 15-vjeçar dhe prindin e tij B.M.
Aktakuza thotë se të njëjtit kanë vënë në rrezik dhe jetën e personave tjerë, të dëmtuarave Valdrin, Valmir dhe Driton Muja, në atë mënyrë që derisa i pandehuri Amir Bardhi ka qenë duke ecur rrugës së malit bashkë me djalin e axhës së tij, dëshmitarin Fisnik Bardhi, aty takohen me të dëmtuarin Valdrin Muja, i cili ka shkuar nga mali, vendi ku ka qenë duke prerë drunj, për ta marrë traktorin dhe për të ngarkuar drunjtë të cilat kanë qenë duke i prerë në mal.
Më pas, aktakuza thotë se Amiri e ka pyetur Valdrinin se “çka jeni duke bërë” dhe se i njëjti i tregon se janë duke prerë drunj në mal dhe më pas i dëmtuari Valdrin vazhdon rrugën në drejtim të vendit ku kanë qenë duke prerë drunjtë, ndërsa Amiri dhe Fisniku po ashtu ndahen.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Amir nëpërmjet telefonit e njofton të pandehurin Xhafer se të dëmtuarit janë duke prerë drunj në mal të cilët bisedojnë për 62 sekonda.
I pandehuri Xhafer i cili ka qenë në shtëpi, thuhet se i merr dy drita për ndriçim të cilat vendosen në kokë, merr armën-pushkën e gjuetisë dhe niset më veturën e tipit “Golf 2” e rrugës bëhen bashkë të dy të pandehurit dhe vazhdojnë në drejtimi të vendit ku të dëmtuarit kanë qenë duke prerë drunj.
Aty, i pandehuri Amir thuhet se ka kontribuar në kryerjen e veprës penale, duke ndriçuar me njërën dritë për të krijuar mundësinë për gjuajte të pandehurit Xhafer, e po ashtu edhe i pandehuri Xhafer ka ndriçuar me njërën dritë dhe menjëherë ky i fundit ka shtënë me armë në drejtim të të dëmtuarit tani të ndjerit A.M i cili në atë moment bërtet “babë më rroki”.
Pastaj, kur i ndjeri B.M dhe i dëmtuari Valdrin shkojnë në drejtim të A.M për t’i dhënë ndihmë, atëherë thuhet se i pandehuri Xhafer prapë shkrep dhe e qëllon tani të ndjerin B.M në kokë, ku më pas i thotë të pandehurit Amir “ikim bir se u bo m**”.
Aktakuza thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja të vogla me të cilat i kanë rrezikuar edhe të dëmtuarit Valdrin, Valmir dhe Driton Muja, të cilët kanë qenë prezent duke prerë dhe bartur drunj, ku këta dy të fundit janë alivanosur pas dy të shtënave.
Gjithnjë sipas aktakuzës, për të ndjerin A.M në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas konstatohet vdekja e tij, ku vdekja e tij është e dhunshme dhe ka ardhur si rrjedhojë e gjakderdhjes masive të brendshme dhe të jashtme si pasojë e veprimit dinamik të predhave të hedhura nga arma e gjuetisë. Ndërsa, tani i ndjeri B.M pëson lëndime të rënda trupore, ku më 15 prill 2021 ndërron jetë në QKUK edhe ai si pasojë e plagëve vdekjeprurëse.
Me këtë, të pandehurit Bardhi akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.1, 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kurse, sipas dispozitivit të dytë të kësaj akuze, i pandehuri Xhafer në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla ka pasur në posedim armën-pushkën e gjuetisë të cilën e ka punuar vetë. Me këtë, i pandehuri Xhafer Bardhi akuzohej edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të KPRKsë. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...
-
Pagoi gati 7 mijë euro për një natë, Gërvalla nuk takohet me asnjë zyrtar amerikan
Është Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por është ministrja e parë q...
-
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar Nënkryeta...
-
Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gra...
-
Imri Ahmeti falenderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...