Lajme

Superpuna ekzekuton pagesat për afro 2 mijë punëtorë

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 02 May 2023

Superpuna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesës për afro 2000 punëtorët e angazhuar përmes superpuna gjatë muajve shkurt dhe mars.

Përmes një njoftimi në Facebook, Superpuna bën të ditur që izneset që angazhojnë punëtorë përmes superpuna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim:

Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);

-Advertisement-

Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njejtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna;

Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATKsë.

Rikujtojmë që subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin prill, deklarimi në ATK bëhet deri më 15 maj.

Për bizneset dhe punëkërkuesit e interesuar, regjistrimi në superpuna bëhet përmes vegëzës në vijim: https://superpuna.rks-gov.net.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera