“Superpastruesja” që “zhvati” VIP-at, 400 mijë eurot pa zot, zyrtarja nën hetim

Autori: Gazeta inFokus
18:06 | 09 January 2023
Rozeta dhe djali i saj Havier Bode u arrestuan dy ditë më parë pasi vodhën 120 mijë euro nga banesa e Alda Klosit.
Kjo e fundit kishte punuar më parë për një periudhe kohe të kosiderueshme si Këshilltare e Ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Mësohet se në kuadër të çështjes së grabitjes po hetohet origjina e parave të vjedhura në banesën e Klosit nga Seksioni i Posaçëm kundër korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës. Mendohet se vjedhja ka ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit. Ishte pikërisht Klosi që ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor, ndërkohë banesa ku është kryer vjedhja ishte marrë nga ajo me qira.
Përveç asaj të zyrtares Alda Klosi nënë e bir dyshohet se kanë grabitur 4 banesa të familjeve VIP, ku Rozeta punonte si pastruese.
Policia kreu një tjetër kontroll në banesën e 49-vjeçares një ditë më parë dhe iu gjeti në tubin e aspirimit edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia.
Për 400 mijë eurot e fshehura në tubin e aspiratorit, nënë e bir u zbuluan nga përgjimet në të cilat folën me njëri-tjetrin, supozohej, me kode por në një moment, i biri i pastrueses, Havier Dodi është shprehur se ishin me fat që nuk i kishin gjetur lekët e tjera.
Rozeta Dobi së bashku me të birin pasi vodhën paratë, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale.
Ditën e sotme me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Tiranës caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “vjedhjes me pasoja të rënda”. Të dyshuarit qepën gojën para gjykatës, duke mos dhënë asnjë deklarim, ndërsa avokati kërkoi një masë më të butë sigurie.
Alda Klosi në dëshminë e saj ka deklaruar se paratë i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhanë e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte. Ajo ka treguar se djali i tyre ishte me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalis...
-
Pesë studente të Fakultetit Juridik të UP-së kualifikohen në rundet finale të garës së drejtësisë në Gjermani
Pesë studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës janë k...
-
Presidenca, PSRK-së: Nëse vërtetë qenka caktuar prokurori, pse nuk u njoftua Policia?
Gjatë ditës së premte, nga Presidenca e Kosovës thanë se ende nuk është caktu...
-
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Bu...
-
Prokuroria Speciale ka caktuar prokurorin që do të hetojë rastin e kanosjes ndaj presidentes Osmani
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gj...
-
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, 24 maj, nga ora 09:00 do të fil...
-
BE përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi
Bashkimi Evropian përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë nj...
-
Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Alb...
-
Momenti kur Dimal Basha nervozohet në studio “O fajin kryesorë për bllokimin e Kuvendit e ka Lumir Abdixhiku”
Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka dështuar për të 20-tën në konstituimin e ...
-
Maturantët serb bënë thirrje shoviniste dhe ngritën tre gishtat – reagon Sveçla
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit...
-
Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, a...
-
Konfirmohen dy raste me Linë e Majmunit në Shkup
Janë konfirmuar dy raste të lisë së majmunëve në Maqedoninë e Veriut. Bëh...