Sport

Superliga vazhdon me tri superndeshje

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 02 March 2019

Sot na pret një ditë interesante e Ipko Superligës, ku vëmendja padiskutim do të jetë në Podujevë.

Prej 13:30, në “Zahir Pajaziti” zbresin Llapi dhe Prishtina.

Absolutisht sfidë e paparashikueshme ku dy ekipet luajnë vetëm për fitore.

-Advertisement-

Trepikëshi llapjanët i mbanë në luftë për titull, derisa kryeqytetasit do t’i mbante afër Feronikelit.

Ky i fundit luan me ekipin e fundit në tabelë, KEK-un. Gabimi eventual i Niklit do të ishte “vetëvrasje”. Takimi zhvillohet në Kastriot në të njëjtin orar.

Sfida e tretë e ditës luhet në “Fadil Vokrri” mes Flamurtarit dhe Trepçës ‘89.

Dueli mes dy ekipeve që luajnë për t’i ikur barazhit fillon prej 17:00 nën dritat e reflektorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera