Sport

Superliga starton në fundjavë, shtyhen kampionatet tjera!

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 16 September 2020

Kampionati elitar në futbollin kosovar pritet të startojë në fundjavë më 19 dhe 20 shtator. Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht që institucionet qendrore kanë dhënë dritën jeshile për nisjen e edicionit 2020/21 në Superligë.

Pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës në Ministrinë e Shëndetësisë për të nisur edicionin e ri futbollistik, tashmë është marrë vendimi për të nisur në vikend me ndeshjet e xhiros së parë.

Gazeta “Sheshi” merr vesh gjithashtu ekskluzivisht që kampionet tjera, duke nisur nga Liga e Parë, deri te moshat e reja do të shtyhen për të paktën edhe një javë.

-Advertisement-

Gjithsesi vendimi zyrtar nga Federata e Futbollit të Kosovës do të vijon më vonë, teksa klubet elitare tashmë kanë marrë konfirmimet për ndeshjet e fundjavës.

Xhiroja e I-rë:

Drita – Llapi

Trepça ’89 – Arbëria

Prishtina – Drenica

Besa – Ballkani

Feronikeli – Gjilani

Për datat dhe orën e takimeve do të njoftoheni më vonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera