Sport

Superliga pritet të filloj me 19 shtator, por skuadrat nuk dinë se a do të testohen për koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 16 September 2020

Federata e Futbollit e Kosovës thotë se është gati që edicioni i ri i Superligës të nisë më 19 shtator, shkruan Gazeta inFokus.

Por, akoma nuk është marrë një vendim final se a do të nisë këtë të shtunë elita e futbollit kosovar.

Federata është në pritje të kryeministrit Avdullah Hoti për ta shfuqizuar vendimin, ku pezullohen të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë.

-Advertisement-

Megjithatë, edhe pse Institucionet Shtetërore ndaluan aktivitetet sportive, klubet kosovare kanë zhvilluar faza përgatitore e edhe ndeshje miqësore pa u penguar nga askush.

Edhe pse FFK-ja thotë se është gati që Superliga të filloj me 19 shtator, kjo po del të jetë jo edhe e saktë, pasi klubet nuk kanë asnjë njoftim se a do të i bëhen testet për koronavirus, siç iu kishin bërë kur u vazhdua kampionati i kaluar.

Kosova është një nder vendet më të rrezikuara nga ‘Covid-19’, andaj të gjitha klubet duhet të testohet para së të nisin kampionatin e ri.

Kujtojmë se për shkak të infektimit të disa lojtarëve me koronavirus, Prishtina nuk arriti të luante asnjë ndeshje në parakualifikimet e Evropa Ligës, ndërsa Drita nuk zhvilloi takimin e dytë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, duke kaluar tashmë në ato të Ligës së Evropës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera