Sport

“Superliga politike”: Ja klubet dhe partitë lidere 

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 26 March 2020

Superliga e Kosovës në futboll dhe të gjitha ligat sportive në vend, janë pezulluar shkaku i parandalimit të përhapjes së coronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Por, përderisa në mbarë botën vëmendja është se si të luftohet ky virus që e ka tronditur dhe izoluar globin, në Kosovë ditëve të fundit, politika ishte krye-temë.

Si askund tjetër, në ditët më kritike për popullin, deputetët e LDK-së, PDK-së, AAK-së, NISMËS dhe minoriteteve, zgjodhën që ta rrëzojnë “Qeverinë Kurti” me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim.

-Advertisement-

Image result for qeveria e kosoves 2020

Kritikat nga populli ishin të shumta, por nuk munguan as nga diplomatët e huajë, përveç Ambasadës Amerikane dhe Shtëpisë së Bardhë që e përkrahën rrëzimin e Qeverisë.

Kritika të shumta pati edhe nga komuniteti sportiv, e ku vlen të theksohet e kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanit, i cili i dha përkrahje të madhe Albin Kurtit, tani kryeministër në detyrë.

Pas gjithë kësaj “hallakame”, Gazeta inFokus, ka bërë një analizë politike të ekipeve të Superligës dhe qyteteve prej nga vijnë.

Infokusi ka nxjerr partitë lidere në qytete e ekipeve të Superligës në Zgjedhjet e 6 Tetorit si dhe emrat e kryetarëve të Komunave dhe partitë që ata u takojnë.

Në zgjedhjet e fundit, shihet një rritje e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nga 10 Komunat prej nga vijnë skuadrat e Superligës, në 5 prej tyre ka dal fitues, duke i lënë LDK-në e PDK-në me nga dy Komuna, kurse AAK-ja me vetëm një, shkruan Gazeta inFokus.

Sa u përket kryetarëve të Komunave të ekipeve të Superligës,, PDK-ja dhe AAK-ja, udhëheqin me nga dy Komuna, kurse LDK-ja tani ka vetëm një, pasi Agim Veliu ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Podujevës, dhe ende nuk janë mbajtur zgjedhjet.

Ndërkaq, Bekim Jashari në Skenderaj është kryetar si kandidat i pavarur, kurse Shpend Ahmeti që ishte pjesë e LVV-së, ka dal nga ajo parti, siç ka bërë edhe Agim Bahtiri, i cili nga AKR-ja ka kaluar në LVV.

Komuna e Suharekës, prej nga vjen edhe lideri i Superligës, Ballkani, udhëhiqet nga kryetari Bali Muharremaj, i cili vjen nga AAK-ja. Por, në zgjedhjet e fundit, ka qenë LDK-ja parti e parë.

Fotografia e FC Ballkani

Nga Gjilani, kemi dy klube, Dritën që është e dyta dhe Gjilanin që zë vendin e katërt. Në këtë Komunë, kryetar është Lufti Haziri i LDK-së, por në zgjedhjet e fundit, ishte Lëvizja Vetëvendosje që doli partia më e votuar.

Fotografia e Kastriot Rexha

Fotografia e SC Gjilani

Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, në zgjedhjet e fundit doli fituese edhe në Prishtinë, qytet që i ka dy ekipe në Superligë, Prishtinën dhe Flamurtarin. Ndërkaq, kjo Komunë drejtohet nga Shpend Ahmeti, i cili u bë kryetar si anëtarë i LVV-së, por më pas u largua për të kaluar te PSD-ja.

Fotografia e FC Prishtina

Fotografia e KF Flamurtari

Më poshtë, Gazeta inFokus, ua sjellë kryetarët e 10-të Komunave, prej nga vijnë skuadra e elitës së futbollit të Kosovës si dhe rezultatet e Zgjedhjeve të 6 Tetorit.

Thuhet se sporti dhe politika nuk duhet të jenë afër njëra tjetrës, por në Kosovë, shumica e klubeve ende vazhdojnë të jenë të kapura nga politika./Gazeta inFokus/

KRYETARËT E KOMUNAVE TË EKIPEVE TË SUPERLIGËS:

SUHAREKË – BALLKANI: BALI MUHARREAJ – AAK

GJILAN –  DRITA E GJILANI – LUTFI HAZIRI – LDK

PRISHTINË – PRISHTINA DHE FLAMURTARI: SHPEND AHMETI – (Kryetar u zgjodh si kandidat i LVV-së)

DRENAS – FERONIKELI – RAMIZ LLADROVCI – PDK

PODUJEVË – LLAPI – PA KRYETAR – AGIM VELIU – LDK (Ka dhënë dorëheqje, ende nuk janë mbajt zgjedhjet)

SKENDERAJ – DRENICA –  BEKIM JASHARI (Kandidat i pavarur)

MITROVICË – TREPÇA ’89  – AGIM BAHTIRI (Nga AKR ka kaluar në LVV)

FERIZAJ –  FERIZAJI – AGIM ALIU – PDK

VUSHTRRI – VUSHTRRIA –  XHAFER TAHIRI – LDK

KLINË –  DUKAGJINI – ZENUN ELEZAJ – AAK

REZULTATE NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE, 6 TETOR 2019:

SUHAREKË – KF BALLKANI (LDK   35.853%, AAK-PSD – 20.376 %)

GJILAN: FC DRITA DHE SC GJILANI (LVV 40.25 %, LDK 27.03%)

PRISHTINË – FC PRISHTINA DHE KF FLAMURTARI (L VV  37.678%, LDK 31.831%)

DRENAS – KF FERONIKELI  (PDK  65.48%, LVV 11.32%)

PODUJEVË   – KF LLAPI (LDK  37.933% – VV  35.000%)

SKENDERAJ – KF DRENICA (PDK  75.986 %, LVV 7.790%)

MITROVICË – KF TREPÇA ’89 ( LVV  34.373 %, PDK  34.183%)

FERIZAJ – KF FERIZAJ ( LVV 34.688%, PDK  25.415%)

VUSHTRRI – KF VUSHTRRIA (LVV 33.753%, PDK 28.321%)

KLINË – KF DUKAGJINI – (AAK-PSD  27.324 %, LDK 27.002 %)./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera