Sport

Superliga e Kosovës: Sot luhen tri ndeshje interesante

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 24 October 2020

Sot (e shtunë) në Superligën e Kosovës luhen ndeshjet e xhiros së tetë.

Janë tri ndeshje të planifikuara për t’u zhvilluar, dhe të gjitha fillojnë nga ora 14:00, shkruan lajmi.net.

Kampionët në fuqi të cilët në mesjavë u mposhtën nga Ballkani, presin në shtëpi Drenicën, e cila po ashtu pësoi, kur u mund nga Arbëria e Arbnor Morinës.

-Advertisement-

Skuadra e Besës që në radhët e veta ka shumë lojtarë të rinj takohet me Feronikelin, me këtë të fundit që u munden në shtëpi nga Prishtina.

Një ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes KF Llapit dhe Arbërisë.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina renditet në vendin e fundit dhe pas gjashtë ndeshjeve nuk di ende për fitore.

Të gjitha ndeshjet transmetohen në ArtMotion

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera