Sport

“Superliga e Kosovës nga viti i ardhshëm me 14 ekipe”

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 05 April 2020

Superliga e Kosovës në futboll është pezulluar që nga 13 marsi nga Qeveria, pas konfirmimit të rasteve te para me koronaviurs në vendin tonë, shkruan Gazeta inFokus.

Duke parë situatën në të cilën gjendemi, trajneri kosovar, Bekim Shotani ka dhënë një ide të re dhe mjaftë interesante.

Ai ka thënë se nga viti i ardhshëm Superliga duhet të jetë më 14 ekipe.

-Advertisement-

“Kampionati 2020/21 duhet filloj nga fillimi me 14 skuadra, 12 ekipe mbesin nga Superliga dhe dy nga Liga e Parë”, ka shkruar Shotani.

Nuk dihet se kur do të nisë kampionati, por ajo se çka është e sigurt është se në muajin prill dhe maj nuk do të ketë futboll.

Qershori mund të jetë muaji kur mund të nisë së luajturi serish futbolli./Gazeta inFokus/

Zyrtare: Bekim Shotani trajner i Drenicës - Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera