Sport

Superliga e Kosovës nesër na sjellë super duelin Prishtina – Drita

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 23 February 2021

Java e 21-të në Superligën e Kosovës nesër na sjellë një super duel, shkruan Gazeta inFokus.

Prishtina do t’i bëj konak Dritës, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Me 38 pikë të arkëtuara vendasit mbajnë pozitën e tretë në tabelë, kurse Drita renditet e dyta me 44 sosh, aq sa ka Ballkani në vendin e parë.

-Advertisement-

Kjo do të jetë hera e pestë që këto dy ekipe do ndeshen së bashku këtë sezon, dy takimet e para kanë përfunduar me rezultat të barabartë, ndërsa përballjen në kuadër të Superkupës së Kosovës ‘kryeqytetasit’ e fituan me rezultat 3-1, si dhe në Kupë me rezultat 1-0.

Dueli mes Prishtinës dhe Dritës zhvillohet të mërkurën në ora 13:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera