Sport

Superliga duhet të nis në fund të prillit

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 29 March 2020

Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, i Ballkanit, Arsim Kabashi dhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, mendojnë se deri në fund të prillit mund të nis kampionati, shkruan Gazeta inFokus.

Të tre, kanë thënë për Klan Kosovën se brenda 2-3 javësh duhet të fillojnë përgatitjet e skuadrave, e më pas edhe kampionati.

Por, Ejupi, Kabashi dhe Batatina, kanë theksuar se primare për ta është shëndeti i lojtarëve, e më pas sipas tyre vijnë gjërat tjera.

-Advertisement-

Kampionati i Kosovës dhe të gjitha ligat sportive janë anuluar që nga 13 marsi dhe nuk ka një datë të saktë se kur mund të rinisin.

Vendimi i fundit i Qverisë së Kosovës, është se deri me 6 mars, do të mbesin në fuqi të gjitha vendimet e marr e që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së coronavirusit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera