Shëndetësi

Superdieta që shpëton jetë, ruan planetin dhe ushqen mbarë njerëzimin

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 17 January 2019

Një dietë e re e zhvilluar premton shpëtimin e jetëve, ushqimin e 10 miliardë njerëzve, gjithçka pa shkaktuar dëme katastrofike për planetin.

Shkencëtarët janë përpjekur të veçojnë sesi duhen ushqyer miliarda njerëz më shumë në dekadat që do të vijnë. E përgjigjja e tyre është: dieta planetare e shëndetshme, që nuk e ndalon krejtësisht mishin dhe bylmetin, por që kërkon një ndryshim thelbësor në atë që njerëzit vendosin aktualisht në pjata, si dhe kthim tek ushqimet që ne rrallëherë i përdorim.

Nëse konsumon mish çdo ditë, atëherë ky është problemi i parë. Për mishin e kuq mund të përdorësh një hamburger në javë, apo një biftek të madh në muaj, e kjo mjafton. Mund të vazhdosh të konsumosh porcionet e peshkut dhe të pulës, një herë në javë, por bimët ofrojnë pjesën tjetër të proteinave që iu duhen njerëzve.

-Advertisement-

Kërkuesit rekomandojnë arrat, lajthitë, etj., si dhe bishtajoret që ndihmojnë shumë, çdo ditë. Ka edhe një orientim të madh drejt frutave dhe perimeve, që duhet të përbëjnë gjysmën e çdo pjate ushqimi që ne konsumojmë. Por, ka një deklasifikim të perimeve të ngrira.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera