Sport

Super Vedat Muriqi me gol dhe asistim i dhuron fitore Fenerbahces (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 18 January 2020

Fenerbahce e ka nisur vitin 2020 me fitore në Superligën e Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqit, ka shënuar fitore në udhëtim te Gaziantepi me rezultat 2-0.

Golin e parë në këtë takim e ka realizuar Max Kruse në minutën e 51’ të ndeshjes.

-Advertisement-

Gjermani u asistua për mrekulli nga Vedat Muriqi.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 93’ realizoi gol për rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas golit, sulmuesi u ndëshkua me karton të kuqë pasi që e kishte një të verdh më herët.

Pas kësaj fitoreje Fenerbahce renditet e treta me 34 pikë, dy pikë larg zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, ndërsa Gaziantepi mbetet i 9-ti me 24 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera