Lajme

Super-talenti vendos të luaj për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 07 August 2020

Supertalenti Edi Sylisufaj, që luan si sulmues i skuadrës suedeze Falkenbergs, ka vendosur që të luaj për Kosovën.

Ky lajm është publikuar në faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan gazeta Infokus.

Aty thuhet që 20-vjeçari, Sylisufaj, këtë edicion, prej muajit qershor ka shënuar 5 gola dhe më herët ka qenë pjesë e Kombëtarës U17 të Suedisë.

-Advertisement-

“Kombëtarja e Kosovës së shpejti do të ketë në radhët e saj një tjetër supertalent. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës suedeze, Falkenbergs, Edi Sylisufaj, i cili tashmë ka vendosur ta veshë fanellën dardane. 20-vjeçari i lindur në Suedi është duke shkëlqyer në fanellën e Falkenbergs në këtë edicion, ku ka shënuar 5 gola prej se ka nisur elita e futbollit suedez në muajin qershor.

Ai më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U17 të Suedisë, derisa vlerësohet si njëri nga futbollistët më të talentuar. FFK tashmë ka filluar procedurat rreth rregullimit të dokumenteve të nevojshme për lojtarin dhe nëse gjithçka kryhet me kohë, atëherë ai do të mund të paraqitet në fanellën dardane qysh në shtator në ndeshjen kundër Anglisë U21 në Prishtinë, teksa shumë shpejt mund ta shohim edhe në fanellën e Kombëtares A, ngase bëhet fjalë për një sulmues tejet të spikatur”, thuhet në njoftimin e FFK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera