Sport

Super sulmuesi i thotë ‘PO’ Milanit

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 16 January 2019

Milan duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Gonzalo Higuain që ka bërë gati valixhet për tu transferuar te skuadra e Chelseas.

Drejtues të kuqezinjve janë të bindur për të transferuar sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek që sipas raportimeve të fundit i ka dhënë një “PO” të madhe klubit të Milanit, shkruan “Football-Italia”.

“Sky Sport Italia” këmbëngul se Genoa nuk do të shesë sulmuesin për më pak se 40 milionë euro plus bonuse, duke hedhur poshtë huazimin e mundshëm.

-Advertisement-

Mediat në Itali raportojnë se Piatek do të mbërrijë në “San Siro” në fillim të javës së ardhshme.

Së bashku me bonuset, Piatek pritet t’i kushtojë Milanit rreth 50 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera