Sport

Super sezon për Milot Rashicën, këto janë statistika mbresëlënëse të kosovarit

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 23 May 2019

Milot Rashica lojtar i Werder Bremenit, ekip që luan në Bundesligën gjermane ka treguar super paraqitje në këtë sezon për ekipin gjerman.

22 vjeçari nga Vushtrria ka bërë 30 paraqitje, ku 26 prej tyre i ka në Bundesligë, ndërsa 4 në DFB-POKAL.

Në Bundesligë, Rashica ka shënuar 9 gola, ka asistuar 5 herë, ndërsa ka pasur 1.556′ minuta.

-Advertisement-

Ndërsa në DFB-POKAL, ai ka zhvilluar 4 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar një herë. Në këtë kupë, Miloti ka luajtur 256′ minuta.

Pra në përgjithësi, Rashica ka zhvilluar 30 paraqitje, ku ka shënuar 12 herë, dhe ka asistuar 6 herë. Ka zhvilluar 1.812′ minuta, ku në 56% të rasteve ka qenë startues, ka marrur pjesë në 21% të golave të shënuar, dhe ka luajtur 51% të minutave të mundshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera