Lajme

Super ofertë në Komunën e Lipjanit: Metra e druve, vetëm 10 euro

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 08 October 2017

Komuna e Lipjanit do ta bëjë shitjen e masës drunore të pa prera të cilat gjenden në oborrin e komunës së Lipjanit.

Në shitje do të jenë disa drunj të pishave vajmuthi sasia e të cilave arrin deri në 113 metër kub. Si dhe pisha të zeza. Një metër kub e pishave vajmuthi do të kushtojë 9 euro e 49 cent, kurse e pishës së zezë metër kubi do të kushtojë rreth 40 euro, transmeton Express.

Ofertuesit e interesuar lidhur me këtë tender do të mund të inspektojnë asetet që janë për ankand prej datës 09 të këtij muaji deri më 12, në oborrin e komunës së Lipjanit.

-Advertisement-

Sipas ankandit, ofertat e vonuara do të refuzohen.  Kontrata do t’i jepet ofertuesit me çmimin më të lartë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera