Sport

Super-lajm për Panuccin para ndeshjes me Lihtenshtajnin (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 31 August 2017

Christian Panucci, selektori i ri i Shqipërisë, ende nuk e di nëse do ta ketë në dispozicion Armando Sadikun  në takimin e të shtunës ndaj Lihtenshtajnit.

Por, sulmuesi i Legia Warsaws, u shpreh i bindur se do të jetë gati për luajtur që nga minuta e parë, edhe pse vendimi përfundimtar do të merret pas seancës së fundit stërvitore dhe konsultës me trajnerin Christian Panucci.

“Këto ditë nuk kam dalë në stërvitje, por deri të shtunën besoj se do të jem i gatshëm për trajnerin, gjithsesi do ta bisedoj me të. Do të shikoj të shtunën si do të ndihem, do ta vendosim të gjithë bashkë.”, ka deklaruar Sadiku.

-Advertisement-

Sa i përket ndeshjes së 2 shtatorit, Hysaj thotë se nuk ka vend për nënvlerësim të Lihtenshtajnit. Fitorja me këtë kundërshtar, sipas Sadikut është detyrim para ndeshjes delikate me Maqedoninë.

“Mendoj që në ditët e sotme nuk ka skuadra të vogla, një gjë e tillë u pa ndaj Luksemburgut, e morëm lehtë dhe humbëm. Tre pikët në këtë takim janë të rëndësishme për të shkuar me moralin lart në Maqedon”, theksoi ai.

Image result for sadiku albania training

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera